Mot me diell e pa reshje shiu pritet të ketë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta dhe kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia.
Sipas institutit, fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje.
Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.