Fjalë Kyçe

Motoristi përplas 8-vjeçarin me biçikletë

Motoristi përplas 8-vjeçarin me biçikletë

Një i mitur mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, tek “21 Dhjetori”, ku një mjet motor me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me A.H., 8 vjeç që udhëtonte me biçikletë.

Ky i fundit është dërguar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.