Gardiani’ i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç, pritet që të jetë sonte titullarë në ndeshjen ndaj Malit të Zi në Podgoricë, sfidë e cila i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Portieri i Manchester Cityt në Premierligën angleze, edhe në këtë takim do ta ketë përkrahjen e tifozes speciale të tij, motrës Amra Muriç.
Kjo e fundit ka postuar fotografi në rrjetet sociale duke shkruar: “Për fitore në Podgoricë”.
Ndryshe, Muriç gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Malin e Zi, grupmoshat e reja.
Familja e tij shqiptare vjen nga Mali i Zi.
Ndeshja Mali i Zi – Kosovë, zhvillohet nga ora 20:45.