Fjalë Kyçe

Mourinho bën filozofin: Dy gola i shënuam ne!

Mourinho bën filozofin: Dy gola i shënuam ne!

Jose Mourinho është një njeri i dorëzuar, e sheh se nuk ka çfarë të përmirësojë tek Manchester Unitedi dhe thjesht ankohet, çdo javë.

Edhe pas humbjes në ndeshjen pa ndonjë vlerë në Valencia trajneri portugez akuzoi skuadrën e tij për mungesë intensiteti dhe përqendrimi, ndërsa thumboi disa nga yjet e ekipit, të cilët i zëvendësoi gjatë ndeshjes.

“Ne shënuam dy herë, por humbëm, në vend që të fitonim. Përtej shakave, luajtëm një pjesë të parë të dobët dhe pasive, ndërsa në të dytën ishim më mirë, por pa ambicie dhe pa intensitet në lojë”, tha Mourinho.

Portugezi bëri ndërrime në pjesën e dytë, me Rashford në vend të Fred dhe më pas me Lingard në vend të Lukakut. Pikërisht për këto ndërrime Mou lëshoi një deklaratë që ngjan si kritikë e hapur për dy titullarët: “Bëra dy ndërrime dhe skuadra ndryshoi fytyrë, luajtëm më mirë dhe krijuam raste të pastra, mund të barazonim në disa momente”.