Fjalë Kyçe

Mourinho godet Kloppin dhe Guardiolan

Mourinho godet Kloppin dhe Guardiolan

Jose Mourinho ka thënë se do të dëshironte të ishte pjesë e ndonjë skuadre, e cila do t’i ofronte mbështetje siç e ka Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp.

Trajneri portugez ka komentuar punën e Pep Guardiolas te Manchester City dhe atë të Jurgen Klopp te Liverpool, duke thënë se një mbështetje të njëjtë nuk e ka pasur ai te Manchester United.

“Do të doja të shkoja në një klub dhe të bëja, për shembull, atë që bën Jurgen dhe Pep”, ka deklaruar Jose Mourinho për Bein Sport.

“Nëse shikoni me cilin ekip Liverpool filloi ndeshjen sot, sa lojtarë ishin aty para se të arrinte ai? Dhe kur Pep nuk ishte i kënaqur me katër mbrojtësit e tij, në të njëjtën verë ai bleu katër mbrojtës të ri. Dhe kur bleu Bravon, ai nuk ishte i kënaqur me Bravon, dhe në sezonin tjetër bleu Edersonin”.

“Jurgen është në një klub që nuk fiton asgjë për tre vjet e gjysmë, dhe ende ka besimin dhe kushtet për të ecur përpara”.

Portugezi ka thënë se te Manchester United kishte besimin e udhëheqësve për dy vjet e gjysmë, por ka shtuar se objektivat e dy palëve nuk ishin të njëjta.