Fjalë Kyçe

Mourinho ka një këshillë për Liverpoolin

Mourinho ka një këshillë për Liverpoolin

Jose Mourinho ka zbuluar se përse Liverpooli po e lëshon titullin nga dora.

Liverpool barazoj në fundjavën e kaluar me Evertonin pa gola, duke rënë kështu në vendin e dytë në Premierligë.

Jose Mourinho ka thënë se skuadra angleze nuk është si në fillim të sezonit, pasi ata kanë filluar të lodhen.

“Ata nuk janë si në fillim të sezonit. Janë të lodhur dhe nuk mund të ofrojnë më shumë”, tha portugezi në beIN Sports, përcjell lajmi.net.

“Përse Klopp nuk startoi me Roberto Firminon? Arsyeja është shumë e thjeshtë, ai nuk është i gatshëm që të luajë, pasi nuk i plotëson kushtet fizike e as kondicionale.

“E njëjta gjë është edhe me James Milner. Ai ishte një top lojtarë, por tani ka filluar të lodhet dhe të mos jetë i fort fizikisht, andaj kjo gjë do i kushtojë shumë Liverpoolit.”, ka shtuar më tej Mourinho