Fjalë Kyçe

Mourinho “ndez” derbin e Milanos

Mourinho “ndez” derbin e Milanos

Të dielën do të zhvillohet super derbi italian ndërmjet Interit dhe Milanit në kuadër të Serie A.

Skuadra e Interit fitoi derbin e parë të zhvilluar në fillim të sezonit, por forma momentale në kampionat lë shumë për të dëshiruar, duke shtuar lëndimet si dhe problemet me ish kapitenin Mauro Icardi, bëjnë që “neroazzurët” të fillojnë këtë derbi si outsajder.

Ndërsa, në anën tjetër të qytetit, tek skuadra e Milanit është duke mbizotëruar një atmoferë e mirë, pas rikthimit në formë në kampionat dhe forma e lartë e sulmuesit polakt, Piatek.

Gjithsesi në derbi nuk ka favoritë dhe kuqezinjtë kanë tre vite që nuk fitojnë ndaj zikaltër. Këtë supersfidë e ka analizuar edhe Jose Mourinho, ai që fitoi gjithçka me inter-in në vitin 2010.

“Në fundjavë është derbi i Milanos. Milan-Inter ose Inter-Milan nuk ka ndryshim, është gjithmonë i njëjti stadium, por tifozët e Milanit do të jenë më shumë se ato të Interit këtë radhë”, tha Mourinho për “Russia Today”, “Është e rëndësishme jo vetëm për shkak se është një derbi, por edhe për katër vendet e para. Juventus është shumë larg, Interi e nisi në fillim te sezonit me qëllim të përfundojë sa më të lart që është e mundur, por tani po luftojnë për të mbajtur pozicionin e katërt”, analizoi Mou.

“Milan është përmirësuar shumë gjatë sezonit dhe tani është në vend të tretë, por Interi është i katërti dhe Roma e pesta, ata janë të gjithë një pikë larg. Vetëm Napoli është i sigurt, ky derbi do të jetë i rëndësishëm sepse do të thotë shumë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, shtoi më tej portugezi.

Për kë bën tifozllik Mourinho? (qesh) “Vërtetë pyesni për këtë? Natyrisht për sluadrën zikaltër të Milanos.”

Ndeshja do të fillojë prej orës 20:30.