Fjalë Kyçe

Mourinho nuk beson që Roma do të jetë në top 4

Mourinho nuk beson që Roma do të jetë në top 4

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk beson që ekipi i tij do të përfundojë sezonin në pozitën e katërt në tabelë.

Roma arriti fitore 2:1 ndaj Salernitana, në kuadër të xhiros 32 në Seria A.

Mourinho pas fitores tha se nuk mendon se Roma do të përfundon sezonin në Top 4-shen e tabelës.

“Jo nuk mund ta rrëzojmë Juventusin nga pozita e katërt, pasi ata janë të fortë nuk do të humbin aq shumë pikë.

Është një luftë mes pozitës së pestë dhe asaj të tetë’, tha portugezi, përcjell lajmi.net.

Roma aktualisht ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 57 pikë, pesë më pak se Juventusi që janë në vendin e katërt.