Fjalë Kyçe

Mourinho për pak sa nuk shpërthen në lot: Më mungon futbolli

Mourinho për pak sa nuk shpërthen në lot: Më mungon futbolli

Kanë kaluar saktësisht tetë muaj që kur Jose Mourinho la postin e tij si trajner i Manchester United.

Tekniku portugez humbi punën e tij pas dy viteve e gjysmë në klub.

Megjithatë, përkundër suksesit të tij, Mourinho është ende pa një klub, edhe pse ofertat për të nuk mungojnë, përcjell lajmi.net.

58-vjeçari ka qëndruar pjesë e futbollit, pasi ka bërë punë për një numër televizionesh, përfshirë Sky Sports.

Por, pavarësisht se mbeti i zënë, Mourinho vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushën e futbollit.

Muajin e kaluar, Mourinho pretendoi se i mungonte futbolli dhe madje po mësonte gjermanisht në mënyrë që të përgatitej për një rol të ardhshëm.

“Më mungon futbolli, adrenalina, fusha, puna ime. Futbolli është futbolli,” i tha ai Gazzetta dello Sport, për FourFourTwo.

“Tani, unë po studioj gjermanisht. Nuk e dija këtë gjuhë”.

Ndërkohë momenti kur ai gati sa nuk shpërtheu në lot ishte se nuk po e shijonte dot jetën pa futboll: ”Tani gjërat po bëhen serioze. Nuk mund të shijoj asgjë, asgjë. Më mungon futbolli”.