Fjalë Kyçe

Mourinho ‘përplaset’ keq me Pogban e Lukakun

Mourinho ‘përplaset’ keq me Pogban e Lukakun

Jose Mourinho është i acaruar me Paul Pogban dhe Romelu Lukakun.

Jose Mourinho ka thënë se nuk ka vend për lojtarët që nuk japin maksimumin nga vetja.

Manchester United barazoi mbrëmë ndaj Arsenalit 2 me 2 në ‘Old Trafford’, ndërsa portugezi është i acaruar me Lukakun dhe Pogban.

“Nuk ka hapësirë për persona që nuk japin maksimumin në fushë”, ka thënë Mourinho, përcjell “lajmi.net”.

“Ishte një shpirt luftarak nga lojtarët, por jo edhe zëvendësimet që i bëra, pasi ata kanë luajtur si pa gjak në venat e tyre”, ka shtuar më tej portugezi duke iu referuar Lukakut.