Fjalë Kyçe

Mourinho shkarkohet nga Tottenhami

Mourinho shkarkohet nga Tottenhami

Forma jo e mirë e Tottenhamit në vitin 2021 ka bërë që drejtuesit e këtij klubit të vendosin për shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho pas vetëm 17 muajve, raporton BBC. Ai kishte kontratë deri në vitin 2023.

Mourinho është nën drejtimin e Tottenhamit që nga nëntori i vitit 2019, megjithatë nuk ka mbushur pritshmëritë e drejtuesve të klubit, sidomos pasi këtë sezon rrezikon inkuadrimin në top-katërshen e Premier Ligës.

Aktualisht, klubi londinez renditet në vendin e shtatë me 50 pikë, pesë më pak se West Hami në pozitën e katërt.

Më 25 prill, Tottenhami do ta luajë finalen e Carabao Cup kundër Manchester Cityt, që është e arritura më e madhe e Mourinhos me Spursat që nga viti 2019.

Ndryshe, Tottenhami është një nga 12 klubet që kanë nënshkruar kontratën për formimin e Superligës Evropiane, një gjë e cila ka traumatizuar futbollin botëror.