Trajneri i mirënjohur në botën e futbollit, Jose Mourinho, ka treguar arsyen pse është duke refuzuar ofertat e disa klubeve dhe ende nuk ka marrë drejtimin e ndonjë skuadre, transmeton Gazeta Metro.
Jose Mourinho është i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester United.
Që nga ajo kohë e deri më sot, 56 vjeçari vazhdon të jetë njëri nga më të kërkuarit dhe me të përfolurit, por duket se ai nuk e ka ndërmend rikthimin.
Për Mourinhon raportohet se interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha europiane, por ai ende nuk ka marrur ofertën e duhur.
“Pse u them jo? Unë u them jo sepse nuk janë të nivelit tim dhe sfiduese për mua.Unë duhet të jem i durueshëm dhe të pres mundësinë e duhur dhe mundësia e duhur është ajo që është në të njëjtin nivel që jam si trajner” – tha portugezi për ‘Sky Sports’.
Në të kaluarën, Jose Mourinho ka drejtuar skuadrat e mëdha si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid e Manchester United.