Fjalë Kyçe

Mourinho u tall sërish me tifozët e Juventusit

Mourinho u tall sërish me tifozët e Juventusit

Jose Mourinho i talli përsëri tifozët e Juventusit duke ua treguar atyre tre gishta, për t’ua sjellë atyre në mendje tripletën e fituar me Interin.

Si ish-trajner i Interit, Mourinho ka marrëdhënie të këqija me tifozët e Juventusit, të cilët, ashtu siç pritej, nuk i ofruan atij mirëseardhje të ngrohtë në Allianz Stadium të dielën në takimin Roma – Juventus, raporton Gazeta Express.

Interi është klubi i vetëm italian që e ka fituar tripletën, pra titullin në Serie A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

Ata e fyen vazhdimisht trajnerin e Romës, i cili iu përgjigj atyre vetëm një herë.

Mourinho protestoi kur gjyqtari Daniele Orsato dha tre minuta lojë shtesë dhe i çoi tre gishta në drejtim të tifozëve të Juventusit.

Trajneri portugez e kishte bërë të njëjtën gjë para tri viteve, kur ishte në krye të Manchester Unitedit dhe u përball me Juventusin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Old Trafford.

Atë kohë, ai qëllimisht i çoi tre gishta gjatë ndeshjes, duke ua ngulur sytë tifozëve të Juves.

“Natyrisht, tifozët e Juventusit nuk më dashurojnë”, tha Mourinho pas ndeshjes.

“Çasti më i vështirë për ta ishte kur ne e fituam tripletën. Por lojtarët, stafi teknik dhe menaxhimenti ka respekt të plotë”, shtoi ai.

Mourinho e tregoi këtë respekt të dielën me Juventusin dhe Massimiliano Allegrin, por lidhja e tij e keqe me tifozët e Juves mbase do të vazhdojë përherë.