Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, po ashtu edhe bashkëshort i Loredana Zefit, këngëtares së akuzuar për mashtrim në Zvicër, ka kritikuar mediat për qasjen ndaj këtij rasti.
Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, ai ka thënë se mediat janë munduar t’ia njollosin moralin atij dhe familjes së tij.
“Unë nuk jam person që jam fyer. Shumica prej juve janë mundu me na njollos moralin që e kemi kriju me punë dhe sukses. Unë jam pro medieve, jam person që nuk jam fy, edhe pse shumica prej juve nuk na kan fy por të paktën janë mundu me na njollos atë moralin që e kemi kriju edhe atë me punë dhe sukses”, ka thënë Mozzik, shkruan Gazeta Alo.
Ka thënë se çfarë do që të ndodhë do të jetë në përkrahje të bashkëshortes së tij.
“Loredanën e kam gru e kam një fëmijë me ta, jam bashkëshorti i saj dhe çka do që ndodhë unë do të jem me të. Ju kisha lut medieve që me qit p,sh që Loredana do ta bëjë një klip ,por për këtë shpërthyt qaq shumë pa e dit mirë se çfarë është e vërteta”, ka shtuar ai.
Madje, ka thënë se Zoti nuk i humbë kurrë njerëzit e drejtë.
“Faleminderit që keni ardh agjërim të lehtë për ata që agjërojnë, shyqyr që Zoti si hup kurrë njerëzit e drejtë, dhe të drejtit nuk hjekin. Na ka dhënë Zoti talentin, na ka dhënë fytin , njerëzit që na njohin e dinë çfarë shpirta kemi”, ka thënë Mozzik./Gazeta Alo/