Gjatë një interviste të dhënë dje, Sinan Vllasaliu pati fjalë jo të mira për dy artistë të estradës, Don Xhonin dhe Mozzikun.
Me këtë të fundit ai u tregua mjaft i ashpër, teksa komentoi njërën nga këngët e reperit të titulluar “Shko”.
“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, u shpreh Vllasaliu për këtë tekst kënge të Mozzikut.
Mozzik ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Sinan Vllasaliut në një postim të gazetës reporteri.net
I njëjti ka shkruar se nëse një ditë do të bëhet me një djalë, do thërras Sinan Vllasaliun t’i këndojë në synetin e djalit të tij.
“Faleminderit Axha Sinan ! Besen e Zotit e ki qe m’fal Zoti djale , n’syneti t’tij ti ki me qene kengetari!”, ka qenë komenti i Mozzik.