Veprimi i ndërmarrë nga Mozzik ka befasuar publikun.
Para pak dite Majk kishte publikuar këngën e tij më të re ‘Sytë mu kanë qorru’ një projekt ky që u pëlqye mjaft shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.
Por nuk ishin vetëm fansat ata që i dhanë përkrahje anëtarit të ‘BabaStars’, Mozzik befasoi të gjithë kur publikoi në profilin e tij në Instagram këngën e Majk.
Duket se dyshja paskan krijuar raporte të mira mes vete, gjë që deri më tani nuk ishte vënë re nga opinioni publik.