Fjalë Kyçe

Mozzik ndan imazhet më të ëmbla me vajzën në Dubai

Mozzik ndan imazhet më të ëmbla me vajzën në Dubai

Reperi Mozzik këto ditë po i shijon në maksimum pranë dy personave më të dashur të ti.

Ai ka udhëtuar në Dubai bashkë me Loredanën dhe vajzën Hana, teksa po relaksohen në maksimum në atë vend.

Së fundi, reperi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat shfaqet pranë vogëlushes së tij, të dy të buzëqeshur.

“Çika e babait”, ka shkruar ai sipër fotove, ku shihen të dy të kombinuar me kostume të bardha.

Gjatë ditës së djeshme, Mozzik dhe Loredana kanë vizituar shkretëtirën, ku sollën fotografi e video të shumta nga atje.

Dyshja kishin marrë me vete flamurin e UÇK-së, me të cilin uruan 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.