Fjalë Kyçe

MPB tregon nëse Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero

MPB tregon nëse Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj disa raportimeve se, Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero.

MPB-ja ka thënë se lajmi është tendencioz dhe i pavërtetë.

“Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se lajmi i publikuar për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është tendencioz dhe i pavërtetë. Vendimi për themelimin e grupit që ka qarkulluar sot në mediume të caktuara është një obligim procedural që përcaktohet nga Rregullorja e Punës së Qeverisë ku caktohen personat që do të monitorojnë vijueshmërinë e procesit.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se lajmi i publikuar për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është tendencioz dhe i pavërtetë.

Vendimi për themelimin e grupit që ka qarkulluar sot në mediume të caktuara është një obligim procedural që përcaktohet nga Rregullorja e Punës së Qeverisë ku caktohen personat që do të monitorojnë vijueshmërinë e procesit.

Zyrtarja e caktuar sipas këtij vendimi është e njëjta që ka përgatitur me ekipin draftin e Ligjit për Paga i cili tashmë është në finalizim.

Po e ritheksojmë se “Drafti është në finalizim, dokumentin do ta ndajmë me të gjitha mediat dhe grupet e interesit dhe do të jemi të hapur për sugjerime e bashkëpunime të shëndosha”.