Nora Gjakova u ndalë me ippon në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Tokio 2019.
Nora Gjakova, ka pësuar disfatë në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Tokio 2019, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Por, ajo tani do t’i futet garës për medalje të bronztë, transmeton lajmi.net.
Gjakova pësoi disfatë nga bullgarja Ivelina Ilieva në fazën çerekfinale, me ippon në “Golden Score”.