Fjalë Kyçe

MSH-ja arsyetohet pas dështimit për të siguruar vaksinat, pranon se s’ka marrëveshje me Pfizerin

MSH-ja arsyetohet pas dështimit për të siguruar vaksinat, pranon se s’ka marrëveshje me Pfizerin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë gjithë kohës, sidomos para zgjedhjeve të 14 shkurtit, kanë thënë se vaksinat e para anti-COVID në Kosovë do të vijnë gjatë muajit shkurt.

Dhe, tash që muaji shkurt shkoi dhe vaksinat nuk janë, Ministria e Shëndetëisë, në emër të këtyre premtimeve, ka dhënë disa arsye sipas saj, për mossigurimin e vaksinave.

MSh-ja në njoftim ngul këmbë se janë bërë të gjitha përpjekjet për t’u siguruar vaksina, ndërkohë që pranon se me kompaninë Pfizer nuk ka firmosur kontratë, ndonëse më herët ishte thënë nga Hoti e Zemaj, se nga kjo kompani janë siguruar 500 mijë vaksina.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë abti-COVID.

“Më 8 janar, MSh-së i është konfirmuar sërish se 500.000 vaksina të Pfizer janë ndarë për Kosovën. Në takimin 8 janarit, palët janë dakorduar që brenda javës, MSh-së t’i dërgohet edhe marrëveshja finale për nënshkrim. Në çdo takim, pas 8 janarit, MSh ka kërkuar që palët ta kenë për nënshkrim marrëveshjen finale. Edhepse MSh-së i është thënë nga përfaqësuesit e Pfizer se marrëveshja është e gatshme dhe do të dërgohet për nënshkrim, MSh se ka pranuar ende marrëveshjen në fjalë, dhe nuk është shpjeguar nga kompania në fjalë as pse ka vonesa në këtë drejti”, thuhet në njoftim.