Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se caktimi i termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova është i mundur për: qytetarët mbi moshën 55 vjeçare, personat me sëmundje kronike pa dallim moshe.
Poashtu për qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësore, mësimdhënës, forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës dhe zjarrfikësit.
“Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave)”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu ministria ka theksuar se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket./