Deputeti Nexhmi Muçiqi me nr. 94 në Listën e PDK-së ka kërkuar nga llapjanët që ta votojnë atë dhe kandidatët e tjerë të Llapit dhe të presin rezultate konkrete.
‘Kërkoj nga llapjanët që në ditën e parë kur të hyj në Parlamentin e Kosovës ta kërkojnë borxhin për dhënien e votës’, ka hënë Muçiqi.
E aktivistët po e shohin Muçiqin si njeri të dëshmuar me bagazh profesional dhe patriotik për të përmbushur ato që i premton. ‘Miq,shok dhe dashamirës po vjen koha që një personalitet siç është Nexhmi Muçiqi. Ne ta fusim z.Nexhmi Muçiqin në borxh me vetëm një votë për të, sepse do na e kthejë me shumëfish duke punuar për këtë vend. Të jemi të qartë ne, sepse z.Nexhmi Muçiqi do të punojë për këtë vend siç i ka hije një burri. Nexhmi Muçiqi ka një bagazh të mjaftueshëm për këtë vend se çfarë duhet të punojë si Deputet Nacional në radhët e PDK-së dhe ka një vizion shumë të qartë. Ne do ta mbështesim sepse nuk do të zhgënjehemi asnjëherë. Duke u bazuar në punën e tij të palodhshme me dekada në çështjen çame’, ka thënë Dritëro Xhemajli.
Muçiqi nga ana e tij në fokus të projektit të tij politik e ka punësimin e të rinjve. ‘Në qeverinë e PDK-së do të krijohen vende të reja pune. Nëse fëmija im punon, do të ketë vend pune edhe për djalin dhe vajzën tuaj’, ka thënë Muçiqi.
https://www.facebook.com/andi.muciqi/videos/1942095455893714/