Fjalë Kyçe

Muçiqi tregon se kush do t’i bëjë transferimet te Prishtina

Muçiqi tregon se kush do t’i bëjë transferimet te Prishtina

Prishtina edhe pse e ka drejtor sportiv të paktën në letër Arbnor Morinën, prej ardhjes së tij nuk është transferuar pothuajse asnjë lojtarë.

Kjo pasi që te Prishtina për transferime vendos trajner Mirel Josa dhe ka qenë ai që gjatë dimrit nuk e kishte pranuar asnjë përforcim.

Anëtari i kryesisë së klubit, Afrim Muçiqi tregon se do të jetë Josa ai që do të vendos se a do të ketë transferime.

“Jemi me fat që kemi një trajner me shumë përvojë në Evropë. Kemi mësuar shumë nga përvoja e tij”.

“Ne e kemi shijuar Evropën falë edhe presidentit Remzi Ejupit dhe kemi praktikë të vogël”, ka thënë Afrim Muçiqi.

Ky i fundit foli edhe përforcime: “Është punë e trajnerit që të bëjmë freski në ekip. Ne i qëndrojmë prapa trajnerit”.