Fjalë Kyçe

Muhamet Dragusha: Ka ardhur koha që ekipet e Kosovës të tregojnë potencial dhe profesionalizëm

Muhamet Dragusha: Ka ardhur koha që ekipet e Kosovës të tregojnë potencial dhe profesionalizëm

Kampioni i Kosovës, Feronikeli do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps nē kuadër të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.

Në një prononcim për Gazetën Alo, ka folur për këtë përballje tejet të rëndësishme, trajneri dhe analist i njohur i futbollit Muhamet Dragusha.

“Mendoj se ka ardh koha që ekipet e Kosovës të tregojnë potencial dhe profesionalizëm edhe në fushën e futbollit, të tregojmë se jemi mbi këto ekipe që janë të rrethit të parë parakualifikues dhe meritojm të shkojmë më lart sepse puna diciplina po edhe serioziteti e profesionalizmi në Superligën e Kosovës është zhvilluar dhe ngritur në cilësi prandaj re jemi pasqyrë reale e asaj çka mendojm se jemi!!”, ka thënë fillimisht Dragusha.

“FC Feronikeli duhet të qaset në mënyrë që të jetë e kujdesshme por edhe të tregoj se kemi cilësi dhe kualitet në kontigjentin e lojtarëve që kanë mbrenda ekipës, duhet të ndihen edhe gjatë lojës se janë favorit dhe ta kalojn turin me lojë të mirë dhe rezultat!!”, ka deklaruar trajneri.

Më tej Dragusha ka thënë se Feronikeli me përforcimet e bëra ka përfituar shumë sidomos në mesfushë.

“FC Feronikeli me përforcimet e bëra mendojë që ka bërë shumë sidomos në mesfushë ku ata lojtarë shpresoj të jenë ambientu dhe komponu me ekipen dhe qysh në ndeshjen e parë zyrtare të tregojnë vlerat e tyre dhe ti pèrshtaten lojës së kërkuar nga staffi!!”, ka deklaruar Muhamet Dragusha për Gazetën Alo.

KF Feronikeli – Lincoln Red Imps, zhvillohet sonte, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri” me fillin prej orës 20:45.