Kombëtaren tonë e pret një përballje e vështirë ndaj Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020.
Në një prononcim për Gazetën Alo, ka folur për këtë përballje tejet të rëndësishme, trajneri dhe analist i njohur i futbollit Muhamet Dragusha.
“E kemi një përparësi pasi tashmë e njohim kundërshtarin edhe nga afër pasi jemi ballafaquar me ta në Prishtinë. Sigurisht se stafi teknik i kombëtares e ka analizura mirë dhe ka gjetur problemin apo dobësit e tyre dhe sigurisht se do të mundohet që nepërmjet lojtarëve ato taktika të aplikohen në fushën e lojes”, ka thënë fillimisht Dragusha.
“Shpresoj të dalin të suksesshëm siq kemi qenë deri më tani ku të gjithë e dijmë se jemi 13 ndeshje pa humbje e kjo jep një motiv shtes tek lojtarët tanë që edhe këtë ndeshje ti qasemi në mënyrën më të mirë duke dhënë maksimumin secili dhe shpresoj që sonte finalizimi i aksioneve me gol mos të mungojë”.
Bullgaria me disa ndryshime në formacion dhe trainer që sigurisht mund të ken një frym më ndryshe në ekip por ne duhet të bazohemi në forcat tona lojën tonë, shpresoj të jemi ne ata që do të dalim të buzeqeshur nga stadiumi, ka thënë më tej Dragusha.
Edhe pse i kemi disa mungesa sidomos në mesfushè mendoj që lojën e fundit kanë japur shpres se edhe këta mund ti japin mesfushës tonë kreativitet dhe pasime të sakta!! Sulmi si qdo herë punon shumë dhe besoj që sonte rastet do të konkretizohen, ka përfunduar Muhamet Dragusha.
Bullgari – Kosovë luhet sonte nga ora 20:45.