Fjalë Kyçe

Muhamet Dragusha: Të sigurtë drejt një rruge që ishte vetëm ëndërr për klubet tona

Muhamet Dragusha: Të sigurtë drejt një rruge që ishte vetëm ëndërr për klubet tona

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli  e pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadrën e Slovan Bratislava, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të kualifikimeve për Europa League.

Përballja  e parë e luajtur në Bratisllavë, përfundoi me rezultat 2-1.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme në një prononcim për Gazetën Alo, ka folur  trajneri dhe analisti i njohur i futbollit Muhamet Dragusha.

“Sot në këtë ndeshje presim qasje të nivelit të lartë të lojtarëve tanë. Respekt për kundërshtarin por dëshirën në maksimum për kualifikim tutje, cilësia e lojtarëve të FC Feronikelit është në lartësin e duhur që mund ta mposhtin këtë kundërshtar”, ka thënë fillimisht Dragusha.

“Sonte historia e klubit të tyre anash, sot luftojm kundër potencialit të lojtarëve të tyre që sështë në nivel të lartë, pas eliminimit në CHL nga Sutjeska sigurisht se edhe ne duhet të besojm se mundemi!”.

Analisti i njohur mè tej ka folur edhe për mènyren se si duhet ti qaset kësaj sfide skuadra e Feronikelit.

“Sot krosime nga anash më shumë që sulmuesi ynë të ketë topa sa ma shumë e që shquhet për gola me kokë. Të sigurt drejt një rruge që ishte vetëm ëndërr për klubet tona!! Sot uroj që lojtarët tanë të jenë të përqëndruar në maksimum, shanset që do të krijohen të finalizohen , dhe të besojn në forcën e grupi!”, ka deklaruar analisti Muhamet Dragusha.

Takimi mes Feronikelit dhe Slovan Bratislavas, zhvillohet somte në stadiumin  “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 18:00.