Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18.
Talenti i atletikës, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik U18, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Muhameti fitoi të artën në hedhjen e gjylës. Distanca e hedhjes ishte 19.31 metra.
Ramadani do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
KOK përgëzon suksesin e Muhametit dhe iu uron fat edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në ballkanik. /Gazeta Alo