Fjalë Kyçe

Muhamet Ramadani kualifikohet në finale

Muhamet Ramadani kualifikohet në finale

Muhamet Ramadani kualifikohet në finale, me gjasa të mëdha për të fituar medalje

Muhamet Ramadani është kualifikuar në finale të garave të atletikës në disiplinën: hedhje e gjylës, në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Ramadani hodhi gjylën 5 kilogramë në largësi 18.51 metra, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në finale. Në grupin e vet ai zuri vendin e parë, ndërsa në të dyja grupet doli i treti.

Sipas trajnerit të tij, Xhavit Tahiri, qëllimi i sotëm ishte vetëm kualifikimi në finale, gjë që sipas tij, ky nuk është maksimumi i Muhametit. Ramadani do të garojë të premten në finale, ku do ta synojë medaljen🥇.

I urojmë shumë fat dhe suksese Ramadanit.