Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, njoftoi të mërkurën se Muhamet Rrumbullaku do të jetë në krye të Policisë së Shtetit.
“Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e Policisë së Shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë”, ka thënë Çuçi.
Rrumbullaku në detyrën e drejtorit të Policisë do ta zëvendësojë Gledis Nanon, i cili u shkarkua pa bërë një vit në detyrë.