Fjalë Kyçe

Muhammad Ali përjetësohet në vendlindje, aeroporti i Louisville merr emrin e tij

Muhammad Ali përjetësohet në vendlindje, aeroporti i Louisville merr emrin e tij

Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville, në shtetin e Kentaki, Amerikë, tashmë ka një emër të ri. Ai do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville “Muhammad Ali”.

Autoritet kanë vendosur që të ndryshojnë emrin e aeroportit për të nderuar një nga ikonat e sportit të boksit, humanitarin dhe aktivistin Muhammed Ali, i cili u përzgjodh si Personaliteti Sportiv i shekullit nga BBC.

Vendimi per ndryshimin e emrit

Lajmi është konfirmuar në “Twitter” nga qendra Muhammed Ali. Ai lindi në Louisville dhe u rrit atje si një fëmijë ndaj ky vlerësim, duke i dhënë emrin e tij aeroportit, është një nderim për një nga personalitetet më të mëdha të qytetit.

Kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, vlerësoi kontributet e Ali për sportin dhe vendlindjen e tij, duke e konsideruar këtë vendim si më e pakta për një ikonë si ai.