Fjalë Kyçe

Muharremaj: 12 raste aktive me koronavirus në Suharekë, u shfaqën pas hapjes së Universitetit

Muharremaj: 12 raste aktive me koronavirus në Suharekë, u shfaqën pas hapjes së Universitetit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus.

Muharremaj ka thënë se këto raste lidhen me infektimet në Universitetin e Prizrenit dhe qendrën shëndetësore në Mamushë.

“Momentalisht janë të prekur gjashtë fshatra me nga një apo dy persona”, tha ai.

I pari i Suharekës thotë se është marrë vendim që nga fillimi i këtij muaji të gjithë qytetarët të përdorin maska dhe doreza edhe nëse dalin në shëtitje.

“Në total nga fillimi i pandemisë në Komunën e Suharekës janë paraqitur 54 raste me koronavirus”, tha ai për RTV Dukagjini.

Muharremaj thotë se deri më tani asnjë infektim burimor nuk ka dalë nga Komuna e Suharekës por të gjitha rastet janë importuar nga komunat tjera.

I pari i Suharekës thotë se prej dy muajsh nuk janë paraqitur raste të reja deri në momentin kur është hapur Universiteti i Prizrenit nga i cili thotë se janë importuar rastet e reja.