Fjalë Kyçe

Mullirin që se ndali as lufta sot mund ta shkatërrojë neglizhenca

Mullirin që se ndali as lufta sot mund ta shkatërrojë neglizhenca

Në orët e para të mëngjesit hapet mulliri i Sani Hoxhajt.

Në fshatin Shalë në Lipjan, ai tregon se e ka trashëguar mullirin nga parët e tij e thotë se është dhjetëra vjet i vjetër, raporton KTV.

Ai tregon, se edhe në kohën e luftës, mulliri nuk u ndal asnjëherë së punuari.

Por, mulliri rrezikon të shembet, e Hoxha thotë se askush nuk është i gatshëm të ndihmojë.

Ai tregon se erërat e ditëve të fundit, e kanë shkatërruar edhe më shumë mullirin, në të cilin nuk po ndihet i sigurt të punojë, sidomos gjatë natës.

Sani Hoxha, ruan shumë kujtime aty dhe thotë se traditën do ta përcjellë tutje edhe te fëmijët e tij.

Ai thotë se deri në restaurimin e këtij objekti dhe krijimin e kushteve më të mira për punë aty, është i detyruar të punojë në këto kushte.