Fjalë Kyçe

Munir lë Barcelonën për Sevillan apo Betisin?

Munir lë Barcelonën për Sevillan apo Betisin?

Munir El Haddadi duket se ka ndarë mendjen që përfundimisht të largohet nga Barcelona, transmeton Gazeta Alo.

El Haddadi sipas medieve spanjolle, është në kërkim të një klubi të ri. Lojtari nuk po gjen hapësirë të madhe në skuadrën e Valverdes, dhe tashmë El Haddadi dëshiron largimin në mënyrë që të gjej një klub ku mund të këtë minutazh më të madhe në lojë.

El Haddadi thuhet se do të largohet nga Barcelona, por jo edhe nga Spanja. Dy skuadrat e La Ligës, Sevilla dhe Betis janë të interesuara për shërbimet e El Haddadi.

Mësohet se agjenti i lojtarit është duke biseduar me dy klubet e interesuara për El Haddadi, dhe muajin janar, lojtari pritet të bëhet më klub te ri. /Gazeta Alo/