Fjalë Kyçe

Munishi: “Ke klube që flejnë në Federatë, veç qe s’i kanë marrë shiltet e krevetat me flejt aty”

Munishi: “Ke klube që flejnë në Federatë, veç qe s’i kanë marrë shiltet e krevetat me flejt aty”

Ismet Munishi ka dhuruar spektakël mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Analisti i emisionit e ka dhënë mendimin e tij rreth vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës që gjyqtarët e ndeshjeve të Superligës të përcaktohen përmes goglave, pra një lloj lotarie.

Në bazë të rregullave të UEFA-s, një metodë e tillë është e ndaluar pasi një gjyqtar cilësor mund të përfundojë duke e udhëhequr një lojë më pak të rëndësishme dhe ndërkohë një gjyqtar që s’është prej më të mirëve, mund të përcaktohet në ndeshjen derbi dhe përcaktuese.

Sidoqoftë, FFK-ja është shprehur se e ka “aminin” e UEFA-s për të vepruar në këtë mënyrë, shkruan “Gazeta Express”.

E trajneri kosovar e tregon arsyen se përse ka vendosur kështu shtëpia e futbollit kosovar.

“Ki klube që flejnë në Federatë dhe s’kanë pas qare pa e bo me short. Jo qitma këtë refer, jo knej, jo anej. Për këtë arsye e kanë bërë me short, këtë duhet ta themi haptas. Ka klube që veç që s’i kanë marrë shiltet dhe krevetat për me flejt aty (në FFK). Për këtë arsye detyrimisht e kanë bërë me short. Por, për ndeshje derbi duhet të futen referët më kualitativë, për dy ndeshjet kryesore katër referët më kualitativë në short”, u shpreh fillimisht Munishi në “Favorit”.

Ai edhe një herë e ceku faktin se sa ishte trajner në ekipet që i kishte udhëhequr, ishte dëmtuar shpesh nga gjyqtarët.

“Njërin refer e kam nem unë, çka t’i gjen referat është rezultat që unë i kam nem. Çka më kanë bë mua referat… ani po ankohet Ilir Deja. Sot nuk e pash ndonjë dëmtim të madh të Ballkanit. E për Prishtinën dy penallti diskutabile kanë qenë, përpara edhe i bëjshin këto penallti”, vazhdoi Munishi.

Edhe analisti tjetër i “Favoritit”, Granit Begolli është shprehur kundër kësaj mënyrë të përcaktimit të gjyqtarëve, ndërsa mysafiri tjetër, Driton Latifi u shpreh se në cilëndo formë që do ta bënte FFK-ja përcaktimin e referëve, po ka palë që po janë të pakënaqura.