Vëllaznimi i Gjakovës dhe Besa e Pejës janë skuadrat që synojnë inkuadrimin nga barazhi në Superligën e Kosovës.
Vëllaznimi përballet në këtë fazë me Trepçën’89, ndërkaq Besa me Gjilanin.
Ndërkaq, trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi thotë se këto dy skuadra janë me traditë dhe mund të shpallen kampione në katër-pesë vitet e ardhshme.
“Vëllaznimi dhe Besa janë dy skuadra me traditë të madhe”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.
“Nëse këto skuadra kanë qëndrueshmëri në katër-pesë vitet e ardhshme, atëherë mund të shpallen edhe kampionë”, vlerësoi Munishi.