Fjalë Kyçe

Munishi në bisedime, afër ta marrë drejtimin e skuadrës së njohur

Munishi në bisedime, afër ta marrë drejtimin e skuadrës së njohur

Ismet Munishi shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re. Pas largimit nga Vëllaznimit, tekniku i njohur ka thënë se është në bisedime të avancuar me një skuadër.

“Jam afër finalizimit të marrëveshjes me një skuadër të njohur. Po presim përfundimin e kampionatit që të përfundojmë marrëveshjen”, theksoi Munishi për ’90 plus’.

Ai nuk ka zbuluar emra, por ka thënë se e ardhmja e tij do të jetë te një skuadër që lufton për titull dhe nuk ka probleme financiare.