Fjalë Kyçe

Munishi pas fitores 5:1: Rezultati nuk ishte në raport me atë që u tregua në fushë

Munishi pas fitores 5:1: Rezultati nuk ishte në raport me atë që u tregua në fushë

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas fitores 5:1 kundër Besës, ka folur për media. Ai foli për vendosjen e Fiton Hajdarit si mbrojtës i djathtë.

“Po, Fitoni është lojtar shumë i mirë si në fazën e mbrojtës dhe të sulmit. Jemi dal sot me formacion ofensivë. Fitoni vetëm rolin e ka pas mbrojtës i djathtë se shumicën e kohës ka qëndruar në sulm”, u shprehë Munishi fillimisht.

Ai u shprehë i befasuar me paraqitjen e Besës, duke thënë se rezultati nuk është në raport me atë që është treguar në fushë.

“Me të vërtet më kanë befasuar me lojë të mirë Besa edhe sot edhe gjatë kampionatit. Rezultati nuk është në raport me atë që është treguar në fushë. Kemi një grup futbollistësh që kanë karrierë të mirë”, tha trajneri i Gjilanit.

Munishi në fund nuk mundi të zgjedh golin më të bukur të shënuar sot.

“Po, është e vërtet që të gjithë golat ishin të bukur nuk do ta veçoj asnjë. Më vjen mirë që arritëm të shënojmë shumë gola, e arritën të zhbllokohen shumë futbollistë”, përfundoi ai.