Fjalë Kyçe

Munishi tregon mënyrën e duhur për ta ndalur Ibrahimovicin

Munishi tregon mënyrën e duhur për ta ndalur Ibrahimovicin

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka folur për ndeshjen e Kosovës që do e zhvillojë me Suedinë.

Kosova do të ndeshet me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022” në stadiumin, “Fadil Vokrri” në Prishtinë të dielën.

Ismet Munishi duke folur për televizionin “ATV” ka treguar mendimin e tij se si Kombëtarja kosovare do të mund ta ndalë yllin e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic.

Munishi deklaroi gjithashtu se Superliga e Kosovës po vazhdon të nënvleftësohet pasi nuk po thirren lojtarët e talentuar.

“Gjysma e reprezentacionit është produkt i Superligës duke nisur nga Rashica, Rrahmani, Muriqi e mos t’i përmend të gjithë me radhë. Kam thënë edhe më herët se vazhdon të nënçmohet Superliga e Kosovës”, tha ai.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Litanisë ka mundur të jetë edhe Mirlind Daku. Kanë mundur të aktivizohen edhe portierët Visar Bekaj apo Betim Halmi”, tha Munishi.

“Mendoj se trajneri duhet të punojë në aspektin ekipor. Ibrahimoviqit duhet t’i ndërpritet oksigjeni më herët dhe jo të shpërbehet shumë më topa”, përfundoi Ismet Munishi.