Këngëtari dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë së Kosovës, Afrim Muqiqi, vlerëson se dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë nga masat antiCOVID janë të pariparueshme.
“Humbja e terminëve është shumë e rëndësishme në këtë kohë, pasi kanë mbetur shumë dasma dhe evente në ajër pasi as nuk janë mbajtur e as nuk janë anuluar – pritet që të mbahen. Humbjet financiare po ashtu janë shumë të mëdha dhe të pariparueshme, sikur edhe nesër me u hapë të gjitha bizneset përsëri humbjet janë të mëdha”.
Muqiqi në radio KLAN po ashtu bëri të ditur se shumë restorante dhe hotele kanë filluar organizimin e ndejave të fundvitit.
“Organizimet për festat e fundit vitit veçse kanë filluar, janë publikuar edhe reklamat në restorante dhe hotele të ndryshme dhe besoj që këto organizime do të mbahen”, tha Muqiqi.
Kujtojmë se nesër duke filluar nga ora 13:00, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelerisë së Kosovë do të organizoj protestë para objektit të Qeverisë.