Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice P. Albright.
Përmes një postimi në lloagrinë e tij zyrtare në Facebook, Murati ka thënë se me Abright dhe ekipin e saj kanë disktuar rreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollarë në fushën e energjisë në Kosovë.
“Kënaqësi të takoj në Washingotn DC znj. Alice P. Albright, kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe ekipin e saj, për të diskutuar rreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollarë në fushën e energjisë në Kosovë.
Republika e Kosovës është përherë falenderuese për mbështetjen e vazhdueshme nga populli amerikan.
Jemi partnerë, por edhe miq. Me këto fjalë e përmbyllëm takimin me znj. Albright, mike e madhe e vendit tonë.”, ka shkruar ai.