Fjalë Kyçe

Murati jep informacione për bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës

Murati jep informacione për bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët kanë investuar në Bonot e Diasporës, duke filluar nga nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për gjashtë muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai tha se është pafundësisht mirënjohës ndaj bashkatdhetarëve për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës!

Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj.

Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

U jemi pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.