Fjalë Kyçe

Murati: Qeveria Hoti e ngjashme me atë të PAN’it, mungojnë vetëm këndimet e Haradinajt

Murati: Qeveria Hoti e ngjashme me atë të PAN’it, mungojnë vetëm këndimet e Haradinajt

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti.

Ndërsa ka bërë një krahasim me qeverinë Haraidnaj, Murati ka deklaruar se qeverisë Hoti i mungojnë vetëm këndimet e Haradinajt.

“Ka shumë gabime, ka filluar me i ngja qeverisë PAN-it, hiqi veç ato këndimet që i kemi pasur prej kryeministrit Haradinaj”, ka deklaruar Murati në REPORTERI/INTERVISTA.

Ai ka kritikuar edhe për emërimin e koordinatorëve.

“Duke filluar nga numri i madh i zv.ministrave, koordinatorëve që kritikohej (Haradinaj) atë kohë nga Hoti, si gabime themelore është me pranu me qenë në një qeveri ilegale, pa legjitimitet, me një votë që është në burg. Gabim tjetër është nënshkrimi i marrëveshjes, zotimeve ku për herë të parë vendoset një aset i Republikës në tavolinë të diskutimeve dhe merret obligim që Kosova të bëjë investime miliardësh me kredi për t’i hapur korridor Serbisë. Shkojnë atje (SHBA), do të marrim njohje, e ofrojnë korridorin pa marrë njohje dhe thojnë se do ta financojmë bile me kredi”, ka deklaruar ai për Reporteri.net.