Ministri i Financave dhe Transferëve, Hekuran Murati u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të rikthehen në punë.
Sipas tij me vazhdimin e grevës do të humbin nxënësit, por edhe vet mësimdhënësit pasi do të paguhen vetëm për ditët që kanë dalë në punë.
“Lutja ime do të ishte që të rikthehet në punë stafi arsimor sepse nga kjo humbin nxënësit, por humbin edhe stafi arsimor pasi nuk do të marrin pagën e plotë, pasi do të paguhen vetë për ditët që janë në punë”, ka thënë Murati të hënën në një konferencë për medie.
Ai ka thënë si Qeveri janë për dialog dhe bashkëpunim me sindikatat dhe se të gjitha kërkesat janë adresuar nga ministritë e linjës tek ajo e financave.
“Jemi për bashkëpunim e dialog me sindikatat, dialogu është bërë nga ministrit e linjës, janë një mori kërkesa nga Ministria por edhe nga vet ministrja e MASHTI-it që kanë ardh në adresë time, dhe ne kemi marrë parasysh vërejtjet edhe sa i përket Ligjit të Pagave, por BSPK siç ka paralajmëruar kanë vendosur për grevë”, ka thënë Murati.