Fjalë Kyçe

Murati thotë se shtesat dhe pagat në publik janë ekzekutuar

Murati thotë se shtesat dhe pagat në publik janë ekzekutuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se shtesat prej 100 eurosh për fëmijët deri 16 vjet dhe për përfituesit e skemave pensionale janë ekzekutuar të premten. Ai po ashtu ka bërë të ditur se janë ekzekutuar edhe pagat për shërbyesit civilë.

Në total, sipas tij, ky transfer ka pasur vlerën e 140 milionë eurove.
Transferi është ekzekutuar, por varësisht nga banka, do të dalin edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë.

Postimi i plotë:

Pas një pune maratonike të stafit në MFPT sot kemi procesuar transferin e:

– pagave për shërbyesit publikë,
– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç që marrin shtesa, si dhe
– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.Mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë. Gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës.Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar.
Fundjavë të mbarë!