Fjalë Kyçe

Muric edhe te Willem si zëvendësues?

Muric edhe te Willem si zëvendësues?

Arijanet Muric dje gjatë ditës së fundit të afatit të transferimeve bëri një lëvizje të befasishme.

Portieri i Kombëtares së Kosovës u transferua mbrëmë në ekipin nga Holanda, Willem ll, shkruan IndeksOnline.

Ky transferim ndodhi për shkak se portieri i parë, Robbin Ruiter është i lënduar nga muaji janar – dhe duket se edhe te skuadra holandeze, ashtu si te Girona, Muric do të jetë portieri i dytë.

“Për shkak të mungesës së Ruiter, kjo ishte arsyeja pse ne duhej t’i përgjigjeshim situatës që ishte krijuar dhe morëm Aron me qira deri në fund të këtij sezoni”, tha drejtori sportiv – Jors Mathijsen.

Kujtojmë që Muric ishte te Girona në La Liga B, por që s’kishte mjaftueshëm minuta për ta treguar vetën.