Fjalë Kyçe

Muriqi: Jam gati të jap kontributin tim

Muriqi: Jam gati të jap kontributin tim

Sonte përballen Galatasaray dhe Lazio.

Galatasaray do të luajë me Lazion nga ora 18:45 në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan lajmi.net.

Para kësaj ndeshje ka folur futbollisti kosovare Vedat Muriqi që u shpreh i gatshëm të kontribuoj për ekipin italian.

“Stambolli është një qytet i bukur dhe është kënaqësi të kthehesh këtu”.

“Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet”.

“Në sezonin e parë me Lazion, unë u paraqita me COVID dhe sapo kisha ardhur nga një ligë në një nivel më të ulët, jam duke punuar për ta vendosur veten në të njëjtin nivel me shokët e mi të skuadrës, është e vështirë të jem titullar në një ekip që ka luajtur së bashku për pesë vjet”.

“Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë për pozitën time”, përfundoi Vedat Muriqi.