Vedat Muriqi është një nga lojtarët e kombëtares së Kosovës, me formën më të lartë në dy sezonet e fundit.
Sulmuesi që aktualisht paraqitet me Fenerbahce, ka vazhduar paraqitjet e mira që kishte me Rizespor, në Superligën e Turqisë.
Sipas statistikave të dala nga ‘WhoScored’, Muriqi është lojtari që është përfshirë në më së shumti gola në Superligën e Turqisë, në dy sezonet e fundit, përcjell lajmi.net.
Në 52 paraqitje, ish anëtari i Lirisë ka shënuar 29 gola si dhe ka shtuar 12 asistime.
Pas kësaj ecurie fenomenale, së fundmi lojtari i Kosovës është lidhur me një kalim të mundshëm te Manchester United.