Fjalë Kyçe

Muriqi në Paideia, i nënshtrohet testeve mjekësore te Lazio

Muriqi në Paideia, i nënshtrohet testeve mjekësore te Lazio

Vedat Muriqi ka mbërritur në klinikën e Paideia për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te Lazio.

Muriqi kompletoi transferimin e tij në Itali nga Fenerbahce për 18 milionë euro plus dy të tjera bonuse.

Sulmuesi kosovar rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe kjo nuk e lejoi atë të bashkohej me grupin deri tani.

26-vjeçari do të përfundojë testet mjekësore edhe një herë në klinikën e Lazios, e më pas për të nisur stërvitjet me skuadrën që drejtohet nga Inzaghi.