Fjalë Kyçe

Muriqi negativ, kthehet tek Lazio

Muriqi negativ, kthehet tek Lazio

Vedat Muriqi ishte një nga futbollistët më të kërkuar te Lacio këtë merkato dhe falë insistimit të drejtorit sportiv Igli Tare dhe çekut të majmë tëparave në drejtim të Stambollit, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës finalizoi transferimin.

Por rezultimi pozitiv me koronavirus i hapi probleme bomberit të Dardanëve, e tani pas karantinës, duket se ai ka lënë pas problemet me Covid-19, pasi nuk ka më shenja të virusit.

Muriqi i kushtoi Lacios 18 milionë euro si dhe dy të tjerë bonus, por nuk është aktivizuar deri më tani asnjë minutë me kryeqytetasit. Në tamponin e fundit të bërë në Stamboll, futbollisti ka rezultuar negativ nga koronavirus dhe po pret testin e dytë për të fluturuar drejt Romës.

Vlen të theksohet se futbollisti shqiptar vuan gjithashtu nga një tërheqje që e kishte privuar nga stërvitja optimale edhe para prekjes nnga Covid-19.

Ai me të gjitha gjasat do debutojë me Lacion pas pauzës së kombëtareve të programuar në mes të tetorit.