Lazio fitoi në udhëtim te Parma me rezultatin 2:0, por nuk pati minuta për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi në fakt është paraqitur 12 herë sivjet në të gjitha garat, tetë herë në Serie A dhe katër herë në Ligën e Kampionëve me gjithsej 384 minuta në fushën e blertë.
Megjithatë, ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.
Të dielën, për skuadrën e Lazios në bankën e rezervistëve ishte edhe portieri i shpresave të Shqipërisë, Marco Alia.
Lazio fitoi falë golave që i shënoi në pjesën e dytë nëpërmjet Luis Albertos dhe Felipe Caicedos.